Denaj me ministrat e Mesdheut: Projekti  “Dogana pa Letra”, reduktoi radhën në sportelet e shërbimit për 93% të bizneseve

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori sot pjesë në takimin e 11 të Ministrave të Tregtisë së vendeve të Mesdheut, për çështjet e zgjerimit të marrëdhënieve tregtare.
Denaj në fjalën e saj,  nënvizoi disa nga arritjet kryesore që vendi ynë ka realizuar deri më tani si, projektin ambicioz “dogana pa letra”, reduktimin e  disa prej tarifave doganore, pjesëmarrjen e biznesit në proceset e vendimmarrjes dhe politikë bërjes, krijimin e Komitetit Kombëtar për Politikën Tregtare dhe Koordinimin e Lehtësimit të Tregtisë, ratifikimin  e Protokollit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis Shqipërisë – Turqisë, mbi rregullat e origjinës sipas konventës Pan-Euro-Med.


“Shqipëria zbatoi një projekt shumë ambicioz në vitet e fundit, shërbimin e “doganave pa letra” (Customs Paperless). Kjo iniciativë ka sjellë reduktimin e kohës së përpunimit të deklaratave doganore në vitin 2020 me 10% për importet dhe me 16% për eksportet. Në fakt të dhënat e doganave tregojnë se kontrollet fizike janë reduktuar që nga viti 2019 dhe që nga ky vit (viti 2019), 93% e bizneseve nuk paraqiten fizikisht në sportelet e shërbimit”, theksoi Denaj.

Për 2021-2024, sipas Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, tha ministrja,  shpresojmë në një angazhim të zgjeruar politik të gjashtë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, me qëllim rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dhe reduktimin e kostove mbi tregtinë.

SHKARKO APP