Denaj me stafin e klinikës ”Smart Dent”: Ka punësuar 22 persona, mes tyre qytetarë të kthyer nga emigrimi

Ministrja e Bujqësisë njëherësh dhe kandidate e PS për deputete, Anila Denaj këtë pasdite është takuar me stafin në klinikën ”Smart Dent”, në zonën e Liqenit të Thatë. Denaj shkruan se Smart Dent ka punësuar rreth 22 persona, mes tyre banorë të zonës dhe qytetarë të kthyer nga emigrimi.

Postimi i plotë

Takova Besën dhe stafin e saj tek “Smart Dent”, një nga klinikat e para dentare në zonën e Liqenit të Thatë, që prej vitit 1998 ofron shërbim të specializuar dhe cilësor për banorët e zonës dhe më gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një rrjet biznesesh të lidhura, Smart Dent ka punësuar rreth 22 persona, mes tyre banorë të zonës dhe qytetarë të kthyer nga emigrimi, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Morëm besimin për zgjedhjet e 11 Maj për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste si e vetmja mundësi për realizimin e ëndrrës së çdo qytetari, Shqipëria në Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?