Dendias i lumtur që çështja e Detit do të shkojë në Hagë

Në konferencën e përbashkët për shtyp të të dy ministrave të jashtëm, kreu i diplomacisë helene u shfaq i lumtur që çështja e detit me Shqipërinë do të shkojë tashmë tek institucionet ndërkombëtare, e pikërisht do të jetë Gjykata e Hagës ajo që do të japë vendimin përfundimtar për delitimimin e kufirit detar mes dy vendeve tona.

Pjesë nga fjala e ministrit të Jashtëm grek:

“Zoti kryeministër ju falënderoj ngrohtësisht për mikpritjen tuaj, është gëzim për mua të rikthehem në Shqipëri pas një viti. Herën e kaluar kam ardhur këtu me urdhër të tij për të qëndruar pamë mikut në kohë të vështira. Ju falënderoj nga zemra për fjalët e mira që ju thatë. Është një përpjekje që rrezaton ndjesitë pozitive.

Fatmirësisht vizita ime sot ndodhet në kushte shumë më të mira do të doja të fokusohesha në përgëzimet e mia për ju nën kryesimin OSBE, Shqipëria tregoi se qeveria juaj ka aftësinë të drejtojë në kushte të vështira. Prezenca ime sot këtu nënvizon një agjendë çështjeve të mbetura pezull. Një urë janë mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Greqia dhe Shqipëria do të përballojë sfida, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në përforcimin e integriteti të Shqipërisë në BE duke përforcuar stabilitetin në një zonë të ndjeshme siç jemi ne. Jemi të gatshëm të ecim me Shqipërinë. Greqia përmes agjendës së Selanikut ka mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe me kryeministrin dhe me ministrin Cakaj ne folëm për çështjen e hapësirave detare.

Zgjidha e kësaj çështjeje do të jetë me dobi për të dyja vendet. Duke analizuar këtë çështje dhe kemi vendosur të kalojmë këtë çështje në Gjykatën ndërkombëtare. Kjo marrëveshje mbështetet në qëndrimin e vendeve për zgjidhjen e çdo konvergjencave. Ramë dakord se marrëveshja e 1996 ka nevojë për thellim dhe dinamizën për sa i përket dinamizmit të dy vendeve, duhet krijuar një mekanizëm me s dy vendeve. Ne kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, jam i sigurt që edhe këtë do ta zgjidhim sëbashku, ndaj dhe dua ta them këtu edhe me urdhër të kryeministrit Mitsotakis”, tha Dendias.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, kryeministri Rama njoftoi se është vendosur që për çështjen e detit, palët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare.

Po ashtu, kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të mbahet edhe një mbledhje e dy qeverive Shqipëri-Greqi. Rama u shpreh se ka besim se do të përfundojë në mënyrë pozitive dhe heqja e ligjit të luftës.

“Të vetvendosen në çështje të tjera. Kjo nuk është një çështje që do të vendoset në diskrecionit tonë. Në këtë mënyrë do të fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, tek njerëzit për të bërë më të mirën për qytetarët e dy vendeve që jetojnë, dhe për këtë arsye kemi rënë dakord për të organizuar një mbledhje tjetër mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje të patriotizmit nacional nuk janë çështje tonat.”

vijon…

SHKARKO APP