Dendias: Rruga drejt BE-së do të afrojë më shumë dy vendet! Shqipëria ka ditur të bëjë gjithmonë zgjedhjen e saj

Teksa pritet që shumë shpejt të vizitojë Prishtinën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur në një konference rajonale të mbajtur në Patra për marrëdhëniet shqiptaro greke.  Dendias ka thënë se Shqipëria gjithmonë ka ditur ta bëjë zgjedhjen e saj, duke iu referuar rrugës evropiane të vendit.

“Mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin e “Shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”. Është shumë më e komplikuar. Dhe nëse do të më lejoni, Shqipëria historikisht – dhe nëse e shikoni nga një perspektivë – ka bërë zgjedhjen e saj”, ka thënë Dendias.  Kryediplomati grek ka thënë se procesi integrues i Shqipërisë patjetër do ta sjellë atë shumë afër Greqisë në të ardhmen. Por Dendias nuk harroi që të përmendte se Shqipëria në këtë rrugëtim sigurisht që duhet të plotësojë kushtet, edhe në drejtim të respektimit të të drejtave të minoritetit grek.

Duke për çështjen e ‘famshme’ të ‘non paper-it’ slloven, Dendias tha se për rishikimin e kufijve është gjëja e fundit që mund të flitet kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit.

“Gjëja e fundit për të cilën Ballkani ka nevojë është mendimi për ndryshimin e kufijve. Ballkani është një rajon i paqëndrueshëm. Gjithçka që bëjmë në Ballkan duhet të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që të mos shkaktojmë situata të tjera të pakontrollueshme. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë se kjo letër vjen nga një shtet”, tha ndër të tjera Dendias.

Συμμετοχή ΥΠΕΞ, Ν. Δένδια, στη Διάσκεψη Περιφερειακής Ανάπτυξης "Regional Growth Conference".

SHKARKO APP