Dënimi për Llallën, Yuri Kim: Drejtësi kundër zyrtarëve të korruptuar. Askush nuk është mbi ligjin
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se askush nuk është mbi ligjin, kushdo qofshin ata. Këtu ajo i referohet vendimit të Gjykatës për të dënuar ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla me 2 vite burg.
“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm janë, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim në Twitter.
Gjykata e Posaçme e Apelit, në seancën e sotme la në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ish-prokurori nuk ndodhet në Shqipëri.
Good to see justice served against corrupt officials. Prosecutors should continue to take action against officials – no matter how high or powerful – who misuse their position to enrich themselves. No one is above the law. https://t.co/vop5DZIEsW
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) September 22, 2021