Denoncimi: “20 mijë euro në ditë për propagandën e Ramës”
Rexhina Leka, anëtare e Kryesisë së LSI Durrës, ka denoncuar shfaqjet televizive të Edi Ramës në prezantimin e kandidatëve. Në një reagim në Facebook, duke ju referuar teknologjisë që përdor zyra e shtypit e kryeministrit, Rexhina Leka shprehet se kostoja e kësaj shfaqje kushton 20 mijë euro.
“A e dini sa u kushton taksapaguesve shqiptarë një “spektakël” i tillë propagandistik? Mbi 20 mijë euro. Për ekranin LED, teknologjinë, regjinë, audion, ndriçimin, kohën satelitore, etj, etj. Dhe gaztori propagandist bën 3 të tilla në javë, dhe ka bërë me qindra në 8 vitet fasadë të “Rilindjes” duke arritur në koston prej miliona eurosh. Miliona euro nga xhepat e shqiptarëve. Nuk jemi të varfër. Jemi të zhvatur. Shpenzohen miliona euro për “show” e nuk ka para për teste, medikamente falas, shtretër në spitale, banesa për 8 banorët që jetojnë ende në çadra e kotinjerë. Më 25 prill do e shporrim “Rilindjen”, papërgjegjshmërinë dhe propagandën e saj boshe. Pas 25 prillit JO më propagandë. Por PUNË”,- shkruan Rexhina Leka në Facebook.