Denoncimi alarmant i Vangjel Tavos: Për një votë PS ofron deri në 500 euro

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, është shprehur sot se çmimi për një votë ka shkuar në 500 Euro.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Tavo, që kandidon për deputet në qarkun e Gjirokastrës tha se çmimi është rritur nga lekët e drogës, që sipas tij vitet e fundit është mbjellë shumë në Shqipëri. Më tej ai u shpreh u ka thënë njerëzve që t’i marrin Lekët por të votojnë për atë që ata duan.

“Flitet për 500 Euro, është rritur çmimi. Tashmë Lekët e akumuluara nga hashashi vitet e kaluara e ka bërë të vetën dhe do harxhohet. Unë u them njerëzve që t’i marrin Lekët se të vjedhura janë apo Lekë droge, por votat t’i hedhin aty ku mendojnë. Lekët e vjedhura më mirë t’i kenë të varfrit se ata që i kanë.

Unë e kam të sigurt dhe deri dikur informacion nga njerëzit që kanë ardhur dhe më kanë thënë që në këmbim të kartave nga njerëzit që nuk i kanë të sigurt u japin 500 Euro”, tha Tavo.

SHKARKO APP