Denoncimi i Balliut: Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme pjesë e Këshillit Bashkiak dhe anëtar partie

Partia Demokratike denoncoi një tjetër rast të emërimit Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme në kundërshtim me ligjin.

Ish-deputeti Klevis Balliu deklaroi se bëhet fjalë për Plarent Ndrecën i cili, sipas tij është pjesë e Këshillit Bashkiak dhe anëtar partie.

Në një intervistë për Ora News, ai thotë se KLSh ka dy raporte në lidhje me Ndrecën që së shpejti do të bëhen publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balliu: Ju keni raste të tjera pafund. Ju keni dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca i cili nuk duhet të jetë aty sepse është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak dhe anëtar partie dhe me ligj nuk lejohet që të jetë sekretar i përgjithshëm. Për këtë njeri ka dy raporte nga KLSh. Një kur ka qenë në Ministrinë e Arsimit dhe një kur ka qenë në Ministrinë e Brendshme dhe ky nuk largohet. Jam i sigurt që sëshpejti ato dy raporte do bëhen publike. Ministria e Brendshme është kthyer në shërbim të Edi Ramës dhe jo të qytetarëve. I kanë kthyer qytetet e Shqipërisë si qytetet e Kamorrës, kemi çdo ditë vrasje dhe shpërthime tritoli në një qytet. Njerëz që ecin të armatosur në qytetet e Shqipërisë. Ministria e Partisë (Brendshme) është në shërbim të krimit, nuk e shohin si kundërshtar.Socialistët në tërësi kanë një problem gjenetik me lirinë. Nuk e duan fjalën ndryshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?