Denoncimi i Bashës: Në restorantin privat të Kryeministrisë ulen krerët e bandave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në intervistën e improvizuar që dha në makinën e tij gjatë udhëtimit për një takim në Durrës, lëshoi disa denoncime të forta për sa i përket lidhjeve të kryeministrit Rama me krimin.

Ndërsa fliste për ikjen e njerëzve të kualifikuar nga vendi, Basha e akuzoi Ramën se po promovon njerëz të krimit dhe drekon me krerë bandash në restorantin e kryeministrisë.

“Po promovove kriminelët, trafikantët, nëse shteti i dorëzon institucionet njerëzve që kanë trafikuar vajzat dhe gratë e Lezhës e gjithë Shqipërisë, nëse Kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët e shtetit.

Ndaj duhet ndryshim dhe nuk vjen ndryshimi pa larguar këtë njeri. Edhe ai restoranti privat në Kryeministri, siç e di unë, siç e dinë shumë gazetarë dhe siç e dinë të gjithë, një herë në 2-3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë. Ata darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Nëse ky është shembulli i kryeministrit, ekspertët dhe specialistët duhet të largohen”,- tha kreu i PD.

SHKARKO APP