Denoncimi i Blushit/ Dule shpërthen ndaj Ramës: Po ndodh një krim, përse nuk reagon askush?!

Deputeti Vangjel Dule ka reaguar pas denoncimit të deputetit Ben Blushi i cili tha se është kërcënuar nga kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi.

Dule tha se jemi duke u përballur me një krim dhe askush nuk reagon.

Sipas Dules, kjo është një situatë e rëndë dhe mbi të gjitha pasi askush nuk reagon për kërcënimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot na plasi skandali më i madh në podiumin e Parlamentit. Një koleg deputet na njofton se është i kërcënuar. Përgjegjësia së pari është politike, së dyti është penale. Jemi dëshmitarë se po ndodh një krim. Çfarë shembulli po i japim elektoratit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshillohuni me këshilltarët e rregullores. Ndoshta Kryeministri nuk e ndjen përgjegjsinë e tij politike. Nëse ka arritur situata politike që të dëgjojmë nga podiumi i Kuvendit se një koleg kërcënohet dhe askujt nuk i djersin veshi, cdo diskutim tjetër më kot që bëhet. Për çfarë dekriminalizimi, reforme në drejtësi po flasim”, tha Dule.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?