Denoncimi i e zyrtarit të PD për orarin e karantinës: Lëvizin makinat e administratës që shpërndajnë ushqime

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi bën akuzën e fortë ndaj Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke i akuzuar si të politizuar që marrin vendime duke favorizuar krimin elektoral.

Koduzi tha se një nga arsyet orarit të karantinës në 20:00, është se sipas tij, makinat e administratës kanë mundësi të lëvizin, duke shpërndarë pako me ushqime në zona të ndryshme.

“Institucionet po lëvizin me makina në disa zona për të shpërndarë pako dhe ushqime. Një ndër arsyet për masat është kjo. Po t’i shikosh, Basha është me maskë kudo. Vendimet i merr zoti Rama, jo Komiteti i Ekspertëve”, tha Koduzi në emisionin “Real Story”.

SHKARKO APP