Denoncimi i fortë nga Braçe: Prodhuesit e domateve pjekin perimet me preparate. Po dëmtojnë bujqit e ndershëm!
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe këtë herë ka ngritur shqetësimin për uljen e çmimit të domateve. Përmes një video në Facebook, Braçe thotë se kjo situatë nuk lidhet me ofertën, pra që ka shumë prodhim, sepse jemi në javën e parë të majit. Për të problemi qëndron në mënyrën si prodhohet. Ai shpjegon se shkak janë bërë disa sera që i nxisin pjekjen e domates me preparate. Kjo metodë Braçe thotë se dëmton buqit që punojnë ndershëm.
“Kam ndalur fushatën sepse më shqetësuan lajmet për çmimin e domates së re, që ka dalë nga prilli në maj. T’ua shpjegoj thjeshtë se çfarë ndodh. Këtu jam në një serë që i zbaton të gjitha protokollet. Është mbjellë kjo domate që shihni në të njëjtën periudhë me domaten në zonat e tjera. Këtu jemi në katin e tretë dhe domatja po piqet në kushte natyrale brenda serës. Ndërkohë, ata që e kanë mbjellë në të njëjtën periudhë me të i kanë shitur.
Thoni ju si i mundësi atje është pjekur më herët se sa kjo këtu. Si? Është një lloj preparati që mjafton domaten ta lyesh, natyrisht rritet temperatura e bimës dhe ajo nis një pjekje që është artificiale. Natyrisht që edhe kjo mund të lejohet, por doza dhe herët me të cilat t’i e fërkon domaten me atë preparatin. Çfarë duhet? Duhet që të shtohet kontrolli. Kontrolli nuk shtohet në pikat e grumbullimit, ku dëmi është kolosal”, thotë Braçe.