Denoncimi i LSI, Çela: Rilindasit fushatë në Berat me largime nga puna, po u heqin bukën e gojës

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Ardit Çela denoncon shkarkimet politike nga puna nga ana e rilindasve.
Përmes rrjeteve sociale, Çela shprehet se të verbuar nga inati, nga integriteti dhe fisnikëria që vetë nuk e kanë, u heqin bukën e gojës dhe u lënë fëmijët pa bukë.
“Të rilindurit në Berat, fushatë heqje nga puna për ata që deri dje i mbështetën dhe i ndihmuan, që të arrinin gjëra që nuk i kishin menduar as në ëndërrat e tyre më të mira. Të verbuar nga inati, nga integriteti dhe fisnikëria që vetë nuk e kanë, u heqin bukën e gojës dhe u lënë fëmijët pa bukë.
Të mjerë! Ju nuk e dini fuqinë e një njeriu të cilit i është bërë padrejtësi. Midis lutjes së tij dhe Zotit nuk ka perde. Më shumë i motivoni të punojnë për çmontimin e Rilindjes. Me shumë i karikoni të shkojnë derë më derë për të vrarë frikën e për të sjellë shpresën.
25 Prilli erdhi dhe për ju do të jetë Dita e Ndëshkimit.
Referendumi popullor do t’ju marrë përpara, dhe do të jetë i pamëshirshëm”, shprehet Ardit Çela.

SHKARKO APP