Denoncimi i LSI-së, Mehmetaj: Policia e shtetit terror në rrugët e Tiranës
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj denoncon terrorin policor që po ushtrohet në rrugët e Tiranës nga Policia e Shtetit, në tentativë për të penguar protestën e rinisë shqiptare.
“Policia e shtetit terror në rrugët e Tiranës.
Mjafton të dilni për një ecje në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe do të shihni si po ndalojnë e marrin në pyetje çdo person adoleshent. Pa asnjë arsye, pa kryer asnjë veprim të dyshimtë e madje larg sheshit ku është thirrur protesta. Ky është një provokim i qëllimshëm.
Nëse mendoni se duke i frikësuar këta të rinj do i ndaloni të reagojnë, jeni gabim!
Vet policia e shtetit me urdhra të qeverisë është shkaktarja e vërtetë e trazirave, ata janë provokatorët.
Personalisht isha dëshmitare e ndalesave që ju bën disa adoleshentëve, pa asnje motiv, përgjatë rrugës së Durrësit”, shprehet Mehmetaj.