Denoncimi i PAA: Ministria e Drejtësisë shpërndan legalizime për vota

Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj ka denoncuar sot përdorimin e institucioneve të qeverisë për të fituar vota. Tafaj u shpreh se Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po përdor institucionin për zgjedhjet e 25 prillit.

Deklarata e plotë e Nënkryetarit të PAA:

PAA po paraqet sot me prova konkrete krimin elektoral të rilindasave hajdutë të votave, parave dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Me makinat e ministres Gjonaj, me shoqëruesit e ministres Gjonaj dhe ndoshta edhe me vetë ministren Gjonaj të strukur brenda makinës së saj, dje hajdutë të votave të Dibrës të dënuar me vendim gjykate – janë parë duke shpërndarë leje legalizmi në këmbim të votave.

Ky nuk është një rast i vetëm. Vjedhja e votave nëpërmjet angazhimit të bandës kriminale në Dibër dhe

Durrës, e bëri qeverisjen e vendit më të keqe, i varfëroi më shumë shqiptarët dhe ju vrau atyre shpresën dhe perspektivën për të ardhmen europiane.

Rasti konkret përbën një krim elektoral. SPAK duhet të veprojë menjëherë duke bllokuar për hetim të thelluar të gjithë regjistrat e dhënies së lejeve të legalizmit pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve. Ҫdo vendim i marrë nga ҫdo rilindas hajdutë dhe të pa shpresë, ҫdo qindarkë e harxhuar nga qeveria dhe kryetarët e bashkive, ҫdo punësim abuziv në ҫdo institucion dhe kompani publike në shkëmbim të votave, duhet të hetohet si krim elektoral.

Askush nuk mund të shpresojë për një Shqipëri më të mirë me qeveritarë si të ҫetës së “Ali Baba-së me 40 hajdutë” . Ne nuk mund të ndalim varfërinë tonë shpirtërore dhe materiale duke toleruar vjedhjen e votave dhe të shpresës.

PAA i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të partnerëve tanë strategjikë dhe institucioneve ndërkombëtare që jo të mbajnë shënime për raportet pas zgjedhjeve por të imponojnë respektimin e standarteve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të dënojnë publikisht ҫdo tendencë të vjedhjes së votave duke luftuar krimin elektoral që po ndodh, të ndihmojnë realisht Shqipërinë dhe shqiptarët në luftën kundër kësaj bande qeverisëse.

PAA i bën thirrje ҫdo votuesi shqiptar të mos ja shesë integritetin dhe votën e tij asnjë partie politike të majtë apo të djathtë, por të votojë i lirë. PAA është e shqetësuar se kush shet votën blen varfërinë e tyre të përhershme prandaj, ju bën thirrje të gjithë votuesve dhe shoqërisë civile të denoncojnë në kohë dhe me prova konkrete ҫdo akt të shitblerjes së votave.  Angazhimi i tyre për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre është sot më i domosdoshëm se kurrë për të shpëtuar nga rilindasit hajdutë dhe për të provuar se shqiptarët janë të lirë dhe të përkushtuar për të ardhmen e tyre më të mirë. Provat e këtij krimi PAA do ti paraqesë edhe në SPAK.

Reagimi ynë ndaj veprimeve që përbëjnë krim elektoral nuk do të ndalet këtu por me fakte dhe prova do të denoncojmë pranë organeve kompetente ҫdo veprim të paligjshëm që synon në tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve. Bashkëngjitur fotot mbi të cilat bazohet deklarata e shtypit.

SHKARKO APP