Denoncimi i parë për zgjedhjet në PD, Shehaj: Vëzhguesja jonë në njësinë 5 është përjashtuar

Pak orë nga nisja e votimit për kryetarin e ri të PD-së kanë nisur incidentet e para. Zyra e shtypit të Agron Shehajt, përmes një njoftimi bën të ditur se vëzhguesja në njësinë nr.5 është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues.

“Vëzhguesja jonë në njësinë nr. 5, Enkeleda Cela është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë. Momentalisht aty nuk kemi asnjë vëzhgues”, thotë zyra e shtypit e Agron Shehajt.

Votimi për kreun e ri të PD-së ka nisur që prej orës 08:00 të ditës së sotme dhe pritet të përfundojë në or 19:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që priten ti drejtohen qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë, ku do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj force politike, në një garë mes katër kandidatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?