Denoncimi i PD: Banorë në pallate të dëmtuara, qeveria nuk u jep bonusin e qerave

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa bashkëbisedoi me banorin e njësisë Nr.8 ne Tiranë, Arben Gjoka apartamenti i të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai tha se shteti nuk e ka përfshirë në programin e rindërtimit dhe as në bonusin e qirasë.

“Erdhën ekspertët e Institutit të Ndërtimit dhe verifikuan, bënë ekspertizën e thelluar dhe nxorën përfundimin që apartamenti është i pa banueshëm dhe ka dalë DS4 .Ky dokument i shkoj dhe njësisë nr.8, por unë nuk kam përfituar absolutisht asnjë gjë nuk më kanë futur as në programin e rindërtimit, madje as për bonusin e qirasë . Tani unë s’e kuptoj se si mund të digjet njeriu me dokumentat e shtetit”, tha Gjoka.

Ai i kërkon nga shteti shqiptar që të futet në programin e rindërtimit dhe t’i jepet problemit të tij një zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?