Denoncimi i PD në KAS: PS ngriti grup të strukturuar kriminal, vota për person nga 100-300 euro

Edhe këtë të enjte është mbledhur Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu, gjatë mbledhjes tha se janë 88 prova që tregojnë sesi Partia Socialiste ka ngritur një grup të strukturuar për blerjen e votës së 25 prillit, që sipas tij shifra shkon nga 100-300 euro për person.

“88 prova për shkeljen që kanë ndodhur në zgjedhje në qarkun e Tiranës. Drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me krimin, u përfshinë në një sërë veprimtarie të paligjshme.

Erion Veliaj, Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, Tom Doshi, Ervin Bushati, Sadri Abazi, Redjan Krali janë përfshirë me drejtues lokal dhe krimin, ka ngritur një strukturë kriminale për blerjen e votave me para nga 100-300 euro apo kërcënime.

PD ka depozituar në SPAK 7 kallëzime penale, 120 mln euro nga fondi i rindërtimit për blerje fondesh, kemi pamje filmike të ministrave deputetë, kandidatë për deputet duke shpërndarë ndihma ushqimore ose dhurata. KAS u soll si drejtuesit e PS”, tha ndër të tjera Logu.

SHKARKO APP