Denoncimi i prindërve të 18-vjeçarit të arrestuar: I kanë thyer gishtat

Familjarë të 18-vjeçarit, Daniel Drobaj, i cili u arrestua si personi i dyshuar për plagosjen rëndë të efektives së repartit Shqiponja, në protesten para parlamentit, ndjehen të tronditur për atë që ndodhi.

Babai i Danielit, Viktor Drobaj shprehet se i biri u arrestua teksa po bisedonin për të bërë dorëzimin e tij vullnetar. Ai i tha Top Channel se të birin në qelitë e policisë ia kanë dhunuar, duke pretenduar se i kanë thyer gishtat gjatë arrestimit, ndërsa është kërcënuar edhe me pistoletë te koka.

SHKARKO APP