Denoncimi i qytetares në Divjakë, Presidenti Meta: Nesër Referendum kundër dhunës, ngjarja mund të ishte parandaluar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për ngjarjen në Kavajë ku qytetare, Elsa Bita ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit pasi po filmonte.

Meta thotë se nesër do të jetë edhe referendum kundër dhunës dhe pro paqes.

Ai thotë se ngjarja e Divjakës mund të ishte parandaluar nëse 4 kallëzimet do të ishin hetuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pretendohet se shefi i komisariatit të Divjakës është kallëzuar 4 herë nga dega e PD kohët e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

STATUSI NGA ILIR META

Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?