Denoncimi i qytetarit, Berisha: Polici në komisariat i kishte thënë se do t’a hiqte qafe

Gjatë takimit me studentët, kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital. Berisha tha se dikush i kishte shkruar një mesazh ku denonconte policët se e kishin shoqëruar në komisariat pa asnjë arsye. Për të një prej efektivëve e kishte kërcënuar personin e shoqëruar se do ta hiqte qafte, por nuk e kishte lejuar një koleg tjetër. Berisha shtoi dhe se i kanë mbushur komisariatet me policë kriminelë e gangsterë.

“Dje lexoja një mesazh me emër, mbiemër që më lexonte një tjetër. Shkruante se më morën në komisariat pa asnjë motiv. I kishte paditur edhe në gjyq. Shkruan se mu vërsulën dhe njëri prej tyre i thoshte një tjetri, me emrin Luan, “do ta heq qafe këtë”. Do heq qafe njeriun. Dhe ai nuk e lëshoi, u tregua njeri i ndershëm në detyrë dhe e mori e shtyu, e përplasi, “të heqësh qafe ti njeri këtu në komisariat”?! Por shikoni çfarë kanë futur brenda, me çfarë kriminelësh e mbushin policinë. Dhe ai i kishte hedhur në gjyq. Dhe në gjyq çfarë bëjnë, i nxjerrin të gjithë policët por Luanin jo. Ai më shpëtoi jetën në polici, tha, se i thoshte tjetri “do ta heq qafe këtë”. Por kjo është policia që krijoi, sepse vendosin gangsterë dhe trafikantë në krye të saj. Vendos ministrin e familjes në krye të saj për të mbuluar të gjitha aferat familjare dhe aferë kryesore është droga. A mund t’i lëmë ne këto kështu? Jo! Nuk mund t’i lëmë”, tha Berisha.

PO ashtu Berisha foli edhe për të riun, Lear Kurtit, që sipas ekspertizës ndërroi jetë pasi ka gëlltitur qesen e kokainës. Berisha hodhi sërish akuza ndaj efektivëve të policisë se i kanë marrë jetën, ndërsa theksoi se po përgatiten për protesta të fuqishme për të rrëzuar qeverinë.

SHKARKO APP