Denoncimi/ Narkokriminelët zyrtarë pasi i kontrollojnë gishtin për bojën, i mbyllin lokalin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në facebok sjelljen e zyrtarëve të Rilindjes të cilët sipas mesazhit mbërritur në adresë të ish-Kryeministrit kanë kontrolluar gishtin nëse e kishte me bojë ose jo dhe kur e kanë parë që nuk kishte votuar i kanë mbyllur lokalin

“Narkokriminelët zyrtarë pasi i kontrollojnë gishtin për bojën, i mbyllin lokalin!”, shkruan  Berisha.

Ja postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndëshkohet se nuk mori pjesë në farsën moniste të 30 qershorit të narkoshtetit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Narkokriminelët zyrtarë pasi i kontrollojnë gishtin për bojën, i mbyllin lakalin!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Përshendetje i nderuar z. Sali Berisha !! ju uroj shendet dhe jetë të gjatë. doja të bëj me dije një skandal.

Në fshatin Ardenicë të Lushnjes , xhaxhai im ka nje lokal që mezi ushqehet. Dje kanë ardhur njerez të veshur me pushtet, dhe nën terror ju kan kotrolluar gishtat nese i kishin me boj apo jo, xhaxhait, nuses së tij, edhe 2 punonjësve, pasi kan parë që nuk i kishin gishtat me boj, i kan kërcënuar që brenda 5 ditësh lokali të jetë mbyllur, sepse nuk kishin votuar!!! Jemi nën terror të kriminelave..duke që taksapagues të rregullt. Ju falenderoj nëse e lexoni këtë sms…nesë e publikoni..ju lutem ruani anonimatin. respekt.

Image

© SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?