Denoncimi nga Agron Duka: Subjekti i OFL-së bën fushatë për PS-në në Shijak

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka që garon në siglën e PD-së në qarkun e Durrësit, i ftuar në ”Çim Peka Live”, tha se në Shijak ka njerëz me rekorde kriminale që bëjnë fushatë me PS-në.

Duka tha se midis këtyre personave ka edhe dy emra që nuk i bëri të ditur, ku njëri prej tyre është subjekt i OFL-së dhe është në kërkim ndërkombëtar, por që çuditërisht bën fushatë i qetë në zonën e tij.

”Në Shijak ka njerëz me rekorde kriminale që përzihen direkt me zgjedhjet, fatkeqëisht me PS. Janë dy elementë. Një prej tyre është subjekt i OFL dhe në kërkim ndërkombëtar. Unë merrem me fushatën dhe nuk marr pistoletën, këtë detyrë e ka policia, SPAK. Këta janë elementë të rrezikshëm. Përderisa ka një shtet, polici, prokurori, media dhe nuk merren direkt me emrin e tyre, mos ma kërkoni mua kush është”,-tha Duka.

SHKARKO APP