Denoncimi nga Durrësi: Ky mjet është duke shpërndarë lekë në këmbim të votave tek Lagja e Keçve
Opozita është e gjitha e angazhuar në terren për të pikasur dhe denoncuar ccdo përpjekje të qeverisë dhe sektarëve të saj të cilët nuk heqin dorë nga shitblerja e votës.
Denoncimi i radhës vjen nga Durrësi, ku kandidati i LSI-së Bahri Shaqiri denoncon publikisht një mjet që sipas tij, është duke shpërndarë lekë në këmbim të votave tek Lagja e Keçve.
“Ky mjet është duke shpërndarë lekë në këmbim të votave tek Lagja e Keçve.
Ftoj SPAK ta çojë edhe më thellë hetimin që është nisur ndaj personave në këtë makinë”, deklaron Bahri Shaqiri, kandidat për deputet i LSI-së në Durrës.