Denoncimi nga Thumana, Grida Duma: Si e përdori Rama tragjedinë e familjes Cakoni
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një deklaratë për mediat nga Thumana akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur për propagandën e tij, historinë e familjes Cakoni në Thumanë që humbi vajzën dhe kryefamiljarin në tërmetin e 26 nëntorit 2019. Duma me një video-mesazh tregoi të gjithë rastet kur kryeministri ka përdorur Manjola dhe Alesio Cakonin, duke iu premtuar ndihmë dhe shtëpi nga shteti.
“Madje djalin 11 vjeçar e dërgoi deri në Itali për një foto me Cristiano Ronaldon. Por pas kësaj, asgjë.” u shpreh Duma, ndërsa theksoi se pas fotos, nuk ka as ndihmë dhe as shtëpi.
Duma solli edhe pjesë nga deklaratat e Manjola dhe Alesio Cakonit në materialin e përgatitur nga News24.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/309848906964886