Denoncimi, PD: Kryeministri Rama, para një skandali me Brukselin
Shqipëria shpreson të anëtarësohet sa më shpejt në BE, por opozita pretendon se kryeministrit Edi Rama i është shfaqur një problem serioz korruptiv me Brukselin, që është edhe qendra ku merret vendimet për të ardhmen e përbashkët evropiane. Në këto kushte, Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi, deklaron se Europa është edhe më larg, ngaqë kryeministri Edi Rama është brenda një afere korrupsioni me një arkitekt të qeverisë belge. “Pas zbulimit te skandalit korruptiv të Edi Ramës nga autoritetet belge me projektin e tij Atelier Albania, kryeministri ynë ka zgjedhur heshtjen. Asnjë shpjegim prej tij, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e tek Rama. Sipas shtypit belg, Peter Sëinen, miku i Edi Ramës, i zgjedhur prej tij për të menaxhuar Atelier Albania, ka ndikuar në shpalljen e fituesit të konkursit. Ka favorizuar mikun e tij”, theksoi sot deputeti i Partisë Demokratike, Boçi.
Më tej ai shtoi se “Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës nga ku do të fabrikohen interesat e tij dhe të klientelës së tij, siç ishte ai i “Lungo Mares”. – “Sot, asgjë tjetër nuk e lidh Edi Ramën më shumë me Brukselin, se sa skandalet e tij. Akte këto të kryeministrit, krejt të kundërta nga ato që kërkon anëtarësimi dhe qendra e Bashkimit Europian”, – u shpreh duke akuzuar deputeti demokrat kreun e qeverisë së majtë.