Denoncimi: Policë civilë rrihnin kafshërisht të rinjtë. Ky nuk është shtet, por bandë

Sociologu Ergys Mërtiri ka denoncuar sjelljen e policisë gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas tij, policë civile kanë ushtruar dhunë brabra ndaj të rinjve.

“Pash sot policë të veshur civilë që rrëmbenin te rinj nga protesta dhe i godisnin me grushte dhe shkelma duke i mbajtur në ajër, për flokësh e per krahësh për ti shpënë në rajon.

Nje shtet që rreh qytetaret si kafshë, menjeherë sapo del nga sytë e kamerave, duke goditur skutherisht nga pas shpine, me civilë të maskuar si protestues, eshte thjesht një bandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo eshte finalja e instalimit te nje shteti policor, duke e ndersyer policine harbuterisht kunder popullit”,- shkruan Mërtiri në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit nuk e ndali dhunën ndaj protestuesve as kësaj radhe. Video më poshtë po bën xhiron e rrjetit. Një i ri që po kalonte aty pranë, është goditur brutalisht nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Ngjarja ndodhi përballë Kryeministrisë në bulevard.Shihni pamjet që s’kanë nevojë për shumë koment.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?