Denoncimi te Berisha: Lefter Koka shpenzoi 10 milionë euro për blerje votash

Akuzat e opozitës ndaj Rilindjes për vjedhje të zgjedhjeve të 25 prillit nuk mungojnë. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë, marrë shkas nga mesazhi i një qytetari dixhital. Ai thotë se ish-ministri Lefter Koka ka shpenzuar mbi 10 milionë euro për blerje votash.

Postimi i plotë

Terr Koka shpenzoi 10 milionë euro për blerje votash. Qytetari denoncon blerjen e votës nga Terr Koka! Porosinë e Territ për të përdor + dhe jo x në votim për votën e blerë.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Përshëndetje dr. Jam një qytetar që kam shitur voten tek Lefter Koka, i cili thuhet se ka shpenzuar 10 milionë euro duke blerë vota, dhe sipas porosisë së tij, voten time e kam qarkuar me plus, jo me x që t’i dallojë votuesit që ka blerë. Këtë mund ta vërtetoni duke parë gjithë votat që ka Lefter Koka në Durres, ça votash janë me +, janë të blera. Ju përshëndes, ju lutem mos e nxirrni emrin ose numrin tim.

SHKARKO APP