Deputetë të grupit ”Alibeaj” duan bashkim dhe kandidat të përbashkët për 14 majin

Edhe pse dy grupet në PD deri më tani gjuhën e bashkimit nuk e kanë gjetur, Peqini është një prej bashkive që nuk ka pyetur si është atmosferta në qendrën e demokratëve.

”Me një kandidat të përbashkët do të jemi në Peqin. Dhe po ju them që kandidati i Peqinit do të jenë nga ana e Komisionit të Rithemelimit sepse kemi rënë në një konsensus të përbashkët që të mbështesim një kandidat. Janë dy kandidatë që pretendojnë dhe kushdo që të dalë, ne do ta mbështesim”, tha deputeti demokrat Dashnor Sula.

Pjesë në grupin ”Alibeaj” deputeti Lefter Gështenja thotë se ka mundësi që bisedimet të rinisin. Për të dalja me një kandidaturë të përbashkët është rruga e vetme për shmangien e një 6 marsi të dytë. Enkelejd Alibeaj deklaroi se në mënyrë unanime grupi i deputetëve të tij vendosi futjen në zgjedhje si Parti Demokratike.

Sipas ”A2cnn”, ka të tjerë deputetë brenda grupimit ”Alibeaj”, që nuk janë dakort që PD të dalë me dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, duke besuar se ka ende kohë për një gjuhë bashkëpunimi nga qendra në bazë.

SHKARKO APP