Deputetë të opozitës: “Kërkesa për referendum jo e sinqertë”!

Demokratët në një prononcim për “Koha Jonë”, pohojnë dhe kërkojnë që konsensusi është ideali për Reformën në Drejtësi.

Redjon Shtylla.

Me shumë mundësi drafti i Reformës në Drejtësi do të kalojë për votim në Kuvend në datën 15 korrik 2016, por deri më tani paketa e ndryshimeve kushtetuese ende nuk ka gjetur konsensusin ndërmjet opozitës dhe maxhorancës. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, nëse dështon votimi, një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme do të jetë oferta e saj, e ndryshe nga PD-ja, maxhoranca shton se nëse dështon kalimi i draftit, të shkohet në zgjedhje dhe në referendum në një ditë. Lidhur me këtë zhvillime, në një prononcim për “Koha Jonë”, deputetët e opozitës, kanë shprehur qëndrimet e tyre, në të cilat kërkohet gjetja e një konsensusi. Deputetët kanë pohuar se zgjidhja e duhur për reformën në drejtësi është zbatimi i rekomandimeve përpjesët e mbetura të reformës e mbi të gjitha tek ndryshimet kushtetuese. Referendumi për ta është një pamundësi sepse nuk ka kohë të mjaftueshme për të humbur me deklarata, të cilat janë të sinqerta dhe konsensusi ju jep zgjidhje mosdakordësive. Reforma në drejtësi do të miratohet, kur të plotësohet rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias, shprehen ata, sepse kjo është e vetmja rrugë që do sillte një drejtësi të pavarur!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmir Mediu-Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, rruga e vetme që kërkon miratimi i Reformës në Drejtësi është ajo drejt gjetjes së një konsensusi. “Jam i bindur që e vetmja rrugë është konsensusi dhe çdo formë tjetër i shërben kapjes politike të sistemit të drejtësisë”,– u shpreh kreu i republikanëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luçiano Boçi-Edhe për deputetin e PD-së, Luçiano Boçi, konsensusi politik është i duhuri. “Kjo sipas rekomandimeve të Venecias dhe nuk kemi vënë ndonjëherë në dyshim dëshirën e publikut dhe tonën për reformën në drejtësi. Loja me referendumin me deklarata nga e majta, ndërkohë që, reforma është futur në kalendar, tingëllon jo e sinqertë dhe me karakter populist”,– thekson më tej Boçi.

Liliana Elmazi-Ashtu siç ka theksuar edhe kreu i PD-së, në të njëjtën linjë qëndron dhe deputetja Liliana Elmazi, e cila shprehet se: PD –ja është e vendosur që në zgjedhjet e parakohshme, së bashku me platformën, t’u drejtohet shqiptarëve. ”Nga BE-ja dhe PE, kanë ardhur shqetësimet, se nuk duhet lejuar asnjë trafikim vote”, thekson deputetja Elmazi. Ajo pohon se kjo nuk është reformë e Ramës. Më tej Elmazi pohon se: “Grupi Parlamentar i Partisë Demokrati  dhe opozita është unanime në qëndrimin e saj për një reformë në drejtësi që nuk mbron por lufton korrupsionin dhe krimin. Ndërsa Edi Rama është vetë denoncuar si armiku i një reforme të tillë. Ai ka marrë përsipër dështimin e sigurt, duke bërë të mundur nga njëra anë shtyrjen për të paktën një vit të reformës në drejtësi dhe nga ana tjetër duke rrezikuar delegjitimimin e Parlamentit dhe destablizimin politik të Shqipërisë. Nëse ka kapje politike sipas draftit të Edi Ramës nuk ka reformë. Nëse ka reformë ajo do të bëhet sipas Komisionit të Venecias dhe me këtë reformë nuk ka kapje politike. I vlerësoj jashtëzakonisht për qëndrimin e tyre sepse kjo nuk është çështje thjesht opozitare, është çështje kombëtare. Si e duam drejtësinë nesër nën hyqmin e Edi Ramës apo një drejtësi që i bindet, respekton dhe zbaton vetëm ligjin. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, Venecia e ka sanksionuar këtë si një zgjedhje të drejtë. Parlamenti shqiptar për sa kohë që dëshiron dhe do të mbetet një parlament legjitim me pjesëmarrje opozitare nuk mund dhe nuk do të ratifikojë kurrë projektin e kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama. Ndaj nuk mund e nuk do të ketë kurrë reformë në drejtësi që Rama të kapë çdo gjë: Prokurorinë dhe gjyqësorin”.

Arbjola Halimi-Edhe për Halimin, Edi Rama ka tentuar tu shesë shqiptarëve një anti-reformë që godet dhe gjymton drejtësinë. Kështu shprehet Arbjola Haimi, e cila shton se nuk mund të ketë reformë pa konsensus politik. “Pasi kjo nënkupton se një pjesë e mirë e popullit nuk është i përfaqësuar në të. Ne si opozitë jemi në gjendje t’u servirim shqiptarëve atë që ata duan, drejtësinë”, deklaron Halimi. Për sa i përket temës së referendumit, deputetja demokrate, thekson se nuk është zgjidhje pasi kërkon kohë shumë më të gjatë që njerëzit të njohin e kuptojnë ndryshimet dhe ne nuk kemi kohë për të humbur.

Dashamir Shehi-Një dështim shihet edhe për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili referendumin për reformën e lidh me atë në Britani, gjë për Shqipërinë mund të jetë një dështim edhe më i madh, nënkupton në prononcimin e tij.

Eleina Qirici-Për deputeten Eleina Qirici, reforma në drejtësi do të miratohet kur të plotësohet rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Më tej ajo shprehet se: “Kjo është e vetmja rrugë që do sillte një drejtësi të pavarur, e cila do ju garantojë një drejtësi, e cila ju ka munguar gjatë viteve dhe është koha e duhur për të vendosur themele, të cilat nuk kanë siguruar besim tek qytetari”.

Gjergji Papa- Kërkesa e maxhorancës për referendum, sipas Papës është praktikisht e pamundur që Reforma në Drejtësi të kalojë në referendum popullor. Kjo sipas tij sepse është thjesht një demagogji populiste e atyre që e kanë hedhur këtë ide. “Reforma në Drejtësi është kaq komplekse sa populli nuk mund të shprehet vetëm me një “po” ose “jo” për të”,– shprehet më tej deputeti Papa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?