Deputetët e opozitës bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Flamur Noka i zë vendin kryetarit Naço

Deputetët e opozitës bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Flamuar Noka i zuri vendin kyetarit të Komisionit, Nasip Naço.

Mbledhja ishte parashikuar të mbahej në ambientet e Kryesisë është zhvendosur online. Deputetët e opozitës penguan zhvillimin e mbledhjes, ndërsa u futën brenda në sallën e Kuvendit duke thënë se takimi online është në shkelje të Kushtetutës.

Ndërkohë Gazmnet Bardhi ka thënë se vendi nuk është në gjendje lufte që mbledhja e Komisionit të zhvillohet online.

Pjesë nga debati

Nasip Naço: Do të mblidhemi online në orën 16:00. Do t’ju vijë linku
Gazment Bardhi: Nuk jemi në gjendje lufte. Online janë dhe të dhënat e TIMS-it, jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni kushtetutën dhe rregulloren

Naço: Faleminderit për prezencën.

Bardhi: Drejtoresha duhet të vijë të deklarojë për TIMS-in.

 

SHKARKO APP