Deputetët e opozitës futen me forcë në zyrën e Nikollës

Deputetët e opozitës janë përplasur sërish me gardën, teksa kanë tentuar të hyjnë në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla në kryesinë e Kuvendit.

Në katin e dytë të Kuvendit, po zhvillohej dhe mbledhja e konferencës së kryetarëve për prezantimin e pr.buxhetit për vitin 2024, e pezulluar më herët, për një situatë të ngjashme.

Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, bëri prezantimin e projektligjit për buxhetin 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa ishte parashikuar që të niste në orën 10:00, deputetët e opozitës, u përplasën me deputetët socialistë, duke mos i lejuar të zhvillojnë mbledhjen. Mbledhja u shty për në orën 13:00, por sërish në nisje të mbledhjes, deputetët e opozitës krijuan trazira dhe u përplasën me gardën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të pamundur për të kaluar këtë pengesë, deputetët opozitarë, Bardhi, Nika, Paloka, Salianji, Korreshi, Hoti, por edhe të tjerë, kanë hyrë me forcë në zyrën e kryetares Lindita Nikolla, ndonëse truproja e saj tentoi t’i ndalonte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?