Deputetët e Opozitës mbajnë fjalime në rrjetet sociale, Kuvendi fik dritat

Kuvendi njoftoi mbylljen e seancës plenare, ende pa nisur, ndërsa deputetë të opozitës vijuan që të qëndronin në sallë. Duke parë që opozita vijonte fjalimet e saj përmes lidhjeve live në Facebook, duket se administrata e Kuvendit ka marrë një tjetër hap, atë të fikjes së dritave, duke lënë në mes të territ opozitën.

Dritat u fikën teksa në foltoren e Kuvendit ishte Salianji, i cili komentoi dhe veprimin në fjalë.

I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfund që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazhoranca u detyrua të shtyjë seancën pasi opozita bllokoi Parlamentin dhe rrëzuan karriget e ministrave duke mos i lejuar disa prej tyre të ulen në vendet përkatëse. Zv.kryetarja e Parlamentit, Emonela Felaj paralajmëroi se do të merren masa ndaj tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, ish-kryeministri Berisha përmes komunikimit në rrjetet sociale ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët e opozitës shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave.

Deptueti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?