Deputetët e PD-së bllokojnë Komisionin për Çështjet Europiane, godasin tavolinën me duar

Deputetët e PD-së së Berishës kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve. Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.

Ata kanë kërkuar që komisioni të mbyllet, duke mos lejuar që mbledhja të vazhdojë.

Për pasojë Etilda Gjonaj e kaloi mbledhjen e komisionit online.

SHKARKO APP