Deputetët e PS shkojnë 90 minuta më herët në Kuvend, ndërsa PD mbledh grupin parlamentar
Deputetët socialistë kanë vendosur të shkojnë herët në këtë seancë plenare, që pritet të zhvillohet me tensione mes opozitës dhe maxhorancës.
Kjo masë vjen pas tensioneve seancën e fundit, kur deputetët e përjashtuar të PD-së bllokuan hyrjen dhe tentuan të futeshin në Kuvend, duke u konfrontuar me kolegët dhe gardistët.
Ndërkohë demokratët kanë mbledhur grupin parlamentar dhe më pas do t’i drejtohen Kuvendit, ku opozita ka paralajmëruar përplasje dhe tensione.