Deputetët e PS ”të pabindur” për të respektuar vendimin për maskat

Sot u fut në fuqi vendimi që maska është me detyrim edhe në ambientet e jashtme, por disa deputetë e kanë shkelur këtë vendim të qeverisë.

Në hyrje të godinës së Parlamentit, përpara se ligjvënësit të hynin në seancë plenare, jo të gjithë kanë qenë të bindur për të vendosur maskë.

Në radhët e mazhorancës ishin të kujdesshëm por edhe në mesin e tyre ka të “pabindur” si Eduard Shalsi apo dhe deputeti Arben Pëllumbi.

SHKARKO APP