Deputetët flasin nga protesta: Efektivët të na bashkohen. Rama pagoi agjentin e FBI-së për të shpallur Berishën non-grata

8 deputetët e PD-së që u penguan nga Garda e Republikës që të futen në sallën e Parlamentit, janë në protestë me qytetarët opozitarë përballë Parlamentit. Në fjalën e saj, deputetja Albana Vokshi i bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të bashkohen me opozitën dhe të mos bëhen pengesë.

”Ka para për të rritur pensionet dhe pagat, por i merr dhe ia jep me valixhe McGonigal. Pse u përjashtuam ne sot? Kërkuam interpelancë urgjente. Ne nuk dorëzohemi, sot vuri Gardën dhe Policinë përballë nesh. Ne nuk e kemi me Policinë. Ata janë bijë nënash, një rrogë kanë. Kjo protestë sot nuk është çështje e PD, ndaj bashkohuni me ne është çështje e pluralizmit politik”,-tha Vokshi.

Kurse deputeti Tritan Shehu tha se kryeministri Edi Rama pagoi ish-agjentin e FBI-së për të shpallur Sali Berishës si person ”non-grata” nga SHBA-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shikoni ca bëhet për të mbyllur dyert për të ndaluar deputetët. Sepse ju kundërvumë censurës, se kemi kërkuar që të shpërndahet e vërtetat tek e gjithë Shqipëria. Është e pamundur nëse nuk përmbyset regjimi. Këtu do shpërndajmë fjalën e lirë në të gjithë vendin. Na u mohua e drejta e fjalës për të kërkuar llogari. Pa opozitë nuk ka Shqipëri demokratike, europiane”, tha Tritan Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?