Deputetët gjermanë përgatiten të votojnë për fatin e Greqisë

 

Parlamenti gjerman pritet të votojë gjatë paradites për të miratuar nisjen e negociatave për programin e ri të shpëtimit të Greqisë me vlerë 86 miliardë euro.

Gjermania është një prej vendeve të eurozonës që duhet ta miratojë këtë program në mënyrë që të futet në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mërkurën e 15 korrikut 2015, ishte Franca që dha votën e saj pro, para se programi të votohej edhe në Greqi, ndërsa të enjten e 16 korrikut ai u miratua edhe nga parlamenti i Finlandës dhe ai i Lituanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një sondazhi paraprak, pavarësisht kundërshtimeve edhe nga brenda bllokut konservator të Angela Merkel, marrëveshje do të marrë votat e nevojshme.

Megjithatë, kancelarja nuk ka ngurruar të lobojë tek deputetët kristiandemokratë, pasi pritet që gjthsesi debati të jetë i nxehtë.

Parlamenti gjerman po përgatitet të votojë nëse do të lejojë apo jo negociatat për shpëtimin e Greqisë për marrëveshjen 86 miliard euroshe.

Marrëveshja pritet të miratohet, edhe pse një numër i deputetëve konservatorë po refuzojnë mbështjetjen e çdo ndihme financiare për Greqinë.

Votimi vjen disa orë pas lajmit që bankat greke, që u mbyllën tre javë më parë, do të rihapen të hënën.

Njoftimi u bë i mundur pasi Banka Qëndrore Europiane ngriti nivelin e fondeve emergjente në dispozicion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?