Deputetët bashkohen me qytetarët në bulevard

Përfaqësuesit politik të Partisë Demokratike janë nisur nga selia e PD-së për t’iu bashkuar protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Flamur Noka, janë disa nga zyrtarët e PD-së, që ndodheshin në selinë e PD-së dhe janë nisur prej andej në drejtim të bulevardit ku do të mbahet protesta.

Pothuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së është mbledhur fillimisht në selinë e kësaj partie, për tiu bashkuar më pas protestuesve, që janë thirrur në këtë protestë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata shoqërohen nga anëtarë të Forumit Rinos, kryesisht vajza që duket se prijnë grupimi e opozitarëve që ishin mbledhur në selinë e PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është protesta e dytë kombëtare që zhvillohet nga opozita në 2024, pas asaj që u mbajt në 20 shkurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?