Deputetët, paradë mode para Kuvendit (FOTO)
Seancat e Kuvendit, që pas djegies së mandateve nga opozita, janë kthyer në takime rutinë për deputetët e mazhorancës. Për shkak se ligjet miratohen pa debate dhe Parlamenti nuk “prodhon më lajm”, reporterët dhe fotoreporterët që mbulojnë Kuvendin i kushtojnë më shumë rëndësi veshjes dhe paraqitjes estetike të deputetëve. Fotot e seancës së sotme tregojnë deputetët që parkojnë makinat e shtrenjta jashtë sallës dhe tregojnë veshjet firmato para foto reporterëve.