Deputetet propozojnë që 40 % të kandidaturave të jenë gra
Gratë deputete në Kuvendin e Shqipërisë propozojnë amendimet e Kodit Zgjedhor, pikërisht përsa i takon nivelit të përfaqësimit të tyre. Ndryshimet propozohen pas kryerjes së disa konsultave me KQZ, kryetarët e partive dhe me institucionet ndërkombëtare.
Ndryshimet parashikojnë që në listën e kandidatëve një në tre emra të jetë një grua, në nenin 67 bëhet e detyrueshme prania e 40% e të femrave në listën e kandidateve për deputetë, nga 30 që është aktualisht.
Një tjetër pikë ku propozohen ndryshime janë edhe masat ndaj partive politike nëse nuk respektojnë kuaotat gjinore .
Ndonëse deri tani ato gjobiteshin nga KQZ gratë deputete propozojnë që lista e kandidatëve të mos u pranohet fare pasi shkelet ligji i zgjedhjeve . Megjithatë këtyre subjekteve politike u lihet një afat kohor për të dorëzuar ashtu siç e parashikon ligji listën e tyre.
Po ashtu 20% e kandidateve për kryetare bashkie duhet ët jenë femra.
“Partia politike depoziton në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore. Të paktën 20 % e listës duhet tí përkasë secilës gjini. Koalicionet depozitojnë në KQZ listën e kandidatëve për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore. Të paktën 20 % e listës duhet tí përkasë secilës gjini", thuhet në amendimet e depozituara në kuvend nga aleanca e grave deputete.