Deputetët që ikin për zgjedhje, vijnë 8 të tjerë, rikthehet Asllan Dogjani
Kandidimi i disa deputetëve nga forca të ndryshme politike për kryetar bashkish, do të shoqërohet me të tjera fytyra të reja në sallën e parlamentit. Të detyruar të lënë mandatin kandidatët e sapo-shpallur, do t’iu duhet t’i lënë vendin pasardhësve të tyre në listat shumë emërore.
Kandidimi i Halim Kosovës nga PD, për Bashkinë e Tiranës, rikthen në Kuvend Asllan Dogjani, i cili ishte pjesë e listës së saj, në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Për kandidimin e Erjon Veliaj, në Bashkinë e Tiranës, PS-sw i duhet të gjejë një ministër nw vendin e tij.
Arbjola Halimi do të zëvendësojë Ardian Turkun, i cili kandidon për Bashkinë e Elbasanit.
Në Shkodër, Irma Kopliku do të zëvendësoje Deputeten demokrate, Voltana Ademi.
Besnik Dusha që kandidon në Tropojë për opozitën, zëvendësohet nga Mimoza Hajdarmataj.
Nga Partia Socialiste, Bujar Çela dhe Antoneta Dhima hyjnë në Kuvend pas kandidimit të Armando Subashit në Fier, dhe të Majlinda Bufit në Roskovec.
Deputeti Socialist, Artur Bushi, që do të kandidojë për Bashkinë e Krujës, ia le vendin Shkëlqim Troplinit.
Vendin e Mimoza Rirës së LSI, që do të kandidojë në Përrenjas do ta zërë Edlira Çerkezi.
KOHA JONË SONDAZH

