Deputetët rebelë, apo ”kukllat” e Bashës?

Nga: Redjon Shtylla

Lulzim Basha po del të jetë njeriu që firmos vendime të mëdha, por në dëm të PD-së, si nga marrëveshjet me Edi Ramën, djegia e mandateve parlamentare në 2019, apo dhe furtuna e fundit, përjashtimi përgjithmonë nga partia e figurave si Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Grigels Muçollari, Keltis Kruja dhe Klevis Balliu. Në mbledhjen e Kryesisë, pezulloi edhe 19 anëtarë të tjerë të partisë, mes tyre disa deputetë si Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Agron Shehajn etj.

Lulzim Basha dha provën e parë të rezistencës për të mos e lëshuar PD, por dhe Sali Berisha vijon të deklarojë se do ta vazhdojë revolucionin për t’ia kthyer seli demokratëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike, e ngritur me idealet europiane por që ranë rrugës, pasi vetëm në Shqipëri politika nuk ka cipë dhe ideale, sot nuk dihet a është më një parti. Vendimi i Bashës për të përjashtuar nga partia deputetët rebelë, është shkëndija që ndez më shumë zjarrin që tashmë ka rrethur prej kohësh selinë blu. Sipas PD-së, dhuna e ushtruar rrezikoi seriozisht jetën e deputetëve, anëtarëve të kryesisë dhe përfaqësuesve të PD-së, që ndodheshin në katin e dytë të godinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por problemi i madh i PD-së, nuk është lufta Basha-Berisha, por përjashtimet nga partia, si kurrë më parë. ”Lufta” që Basha u ka hapur deputetëve rebelë, që ishin ata që i sollën PD-së 59 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nuk mund të zëvëndësohen nga deputetë ”kuklla” që dramatizojnë dhe rreshtrohen krah Bashës, kur u duhet ti dalë përballë demokratëve dhe të çojnë partinë në zgjedhje. Ata duhet të qetësojnë situatën, e jo të shijojnë rehatin si deputetë, pasi janë votuar për të qenë opozitë e qeverisë, e që luftën me këtë të fundit e kanë harruar prej muajsh.

Është koha për mbledhje të partisë, jo të përjashtimeve pasi nuk e zgjidhin konfliktin, por e thellojnë më shumë dhe ndoshta mund të duhen vite që PD të mobilizohet e të bëhet gati për të fituar zgjedhjet, edhe pse është punë e vështirë kur përballë është Edi Rama, dhe Basha akuzohet si peng i tij. Nuk është koha që deputetët që populli demokrat aq që i njeh, të heshtin edhe më shumë. Ata tashmë kanë në dorë fatin e PD-së, e nëse ju dhemb partia dhe demokratët në mbarë Shqipërinë, duhet të mblidhen e të çojnë partinë në zgjedhje, sa më parë aq më proces i shkurtër do të jetë rregullimi i situatës.

Deputetët rebelë fitojnë kurdoherë, madje mund të dalin edhe më të fituar nga përjashtimet, por këto vendime vetëm sa ulin lidershipin Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?