Deputetët rikthehen në Parlament, duhen votat për amnistinë dhe paketën e drejtësisë

Pas një muaji ”pushim” për shkak të fushatës zgjedhore që u mbajt, deputetët e majtë dhe të djathtë do të kthehen të enjten në sallën e Parlamentit. Në seancën e parë pas pauzës së fushatës zgjedhore, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Demokratët kërkojnë të ngrenë zërin për zgjedhjet, kurse socialistët kanë nisur punën për të siguruar votat për nismat ligjore që do të sjellin në Parlament për t’i miratuar. Nga miratimi për ndryshimin e pagave, p/ligji për lojërat e fatit i cili pritet të rihapë bastet sportive deri tek çështjet që kërkojnë 84 vota.

Mazhoranca kërkon të miratojë paketën e reformës në drejtësi të ndryshuar, punë e kryer ndërmjet deputetëve të PS dhe të PD të Alibeaj. Pjesë e kalendarit të tyre është Amnistia Fiskale dhe Penale si dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Takimet e politikës kanë nisur, por deri në fund do kuptohet nëse socialistët të arrijnë që të marrin kartonët jeshilë nga radhët e demokratëve, apo nëse vetë nga opozita do ketë rrjedhje votash drejt mazhorancës që objektivin tashmë e ka drejtuar drejt zgjedhjeve të 2025.

SHKARKO APP