Deputetët thyejnë etikën në Parlament, dy ditë ofendime dhe sherre

Në mëngjesin e së hënës nisi seanca plenare maratonë në Kuvend për të diskutuar buxhetin e vitit 2022. Bashkë me shifrat, në diskutimet e deputetëve nuk munguan ofendimet apo dhe sulmet personale.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të ironizonte Lulzim Bashën për njohjen e ekonomisë, duke deformuar mbiemrin e deputetes Jorida Tabaku. ”Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë tauke, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni”,-tha Rama.

Ambasadorja amerikane në Tiranë,  Yuri Kim kërkoi që mos thyhen normat e komunikimit në Kuvend, gjuha e ashpër dhe debatet pa etikë për etikën vazhduan edhe këtë të martë.

Kurse sot debati shkoi deri në pragun e përplasjes fizike. Për të ndaluar konfrontimin mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes u desh ndërhyrja e gardës.

SHKARKO APP