Deputetët urojnë Metën dhe Bushatin për ditëlindje, opozita indiferen
Seanca e sotme plenare ka kaluar mes tensioneve por edhe urimeve për ditëlindje. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministri i Jashtëm Dirmir Bushati festojnë sot ditën e tyre të lindjes.
I pari që uroi zotin. Meta ishte deputeti socialist, Bujar Çela.
Çela: Më lejoni për procedurë të uroj ditëlindjen e zotit.Ilir Meta, si pjesëtar i të dy koalicioneve dhe i të gjithë sallës.
Urimi u shoqërua me duartrokitje nga mazhoranca, ndërsa opozita e kaloi në heshtje teksa ishte mbledhur rreth foltores.
Çela: Mendoj se krahu tjetër i kësaj salle mund ta respektojë duke duartrokitur të gjithë. Nuk është faji im që ju si opozitë jini indiferente. E keni për detyrë se keni bashëqeverisur.
Urimeve fill më pas iu bashkua deputetja Arta Dade, duke u ndaluar në mënyrë të veçantë tek kryediplomati Bushati.
Dade: Duke u bashkuar me urimet për kryetarin e Kuvendit, unë dëshiroj ti uroj ditëlindjen zotit. Ditmir Bushati, Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.
Meta: Urime, urime, zoti. Bushati.
Mazhoranca e përcolli me duartrokitje, dikush nga deputetët ofroi dhe një copë tortë për të qetësuar kolegët e opozitës.
Dade: Për ne sot është ditë e veçantë, për opozitën mesa duket e kanë marrë përsipër të bëjnë zhurmuesin. Për fat të mirë zërin e kemi të fortë, teknika funksionon më së miri.





KOHA JONË SONDAZH

