Deputeti Agron Gjekmarkaj vazhdon vizitën në Uashington, sot u takua me kongresmenin Robert Anderholt
Aktualitet Politikë E Shtunë, 23 Prill 2022 16:17
Deputeti i PD dhe nënkryetar i parlamentit, Agron Gjekmarkaj vazhdon turin e takimeve të tija zyrtare në Uashington. Sot ai pati një takim të përzemert me Kongresmenin e Alabames z.Robert B. Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë.
Sipas Gjekmarkajt ata “shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë.
Një opozitë e bashkuar dhe e fortë i shërben mbi të gjitha ndryshimit dhe Shqipërisë”.
KOHA JONË SONDAZH