Deputeti: Ambasadorja e SHBA dhe ndërkombëtarët të mbrojnë interesat e shqiptarëve, jo qeveritarëve

Deputeti i pavarur, Lefter Maliqi deklaroi sot në një konferencë për mediat se manifestimi i 2 marsit ishte shprehje e pakënaqësisë së qytetareve ndaj kësaj qeverie.

Maliqi komentoi dhe deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për flamurin amerikan. Ai tha se shqiptarët e mbajnë flamurin amerikan si simbolin më të shtrenjtë, pas simboleve kombëtare. “Uroj që ambasadorja e SHBA të dojë Shqipërinë aq sa shqiptarët duan Amerikën”,- tha Maliqi.

Ai i bëri thirrje ambasadores së SHBA dhe ambasadorëve të tjerë që të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe të kuptojnë se cilat janë kërkesat e shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maliqi tha se çdo mbrojtje ndaj akteve të qeverisë “Rama” shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë dhe të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?