Deputeti Boçi: Platforma e Alibeajt është një plan që sjell ndasi dhe përçarje në PD

Për deputetin e PD-së Luçiano Boçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, platforma që prezanton kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj sipas tij sjell ndasi dhe përçarje. Për të është një platformë individuale që nuk ka marrë miratimin e Kryesisë dhe të vetë grupit parlamentar. Po ashtu Boçi thekson se bashkimi është një proces politik që duhet të vijë përmes votës së lirë që sipas tij ka nisur dhe do të jetë gjithëpërfshirës.

“Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar dhe të vetë Grupit Parlamentar, edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës.

Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës. Respektimi i tij është akt bashkimi. Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje”.

SHKARKO APP