Deputeti britanik vlerëson vendimin e Bashës për përzgjedhjen e kandidatëve

Deputeti i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, Alex Shelbroooke, përshëndet procesin e brendshëm të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike.

Alex Shelbrooke, deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, me anë të një postimi në Twitter, përshëndeti procesin e brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme.

Shelbrooke ka qënë një ndër kontribuesit kryesorë të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve më të rëndësishme politike për një parti këto 30 vitet e fundit.

“Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve”, shkruan deputeti.

SHKARKO APP